Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Blerim Bexheti, ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke vlerësuar rëndësinë historike të kësaj date për identitetin, gjuhën dhe kulturën shqiptare.
Në mesazhin e tij, Bexheti thekson se Kongresi i Manastirit i vitit 1908 përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare, pasi shënoi bashkimin rreth një alfabeti të përbashkët dhe hapi rrugën për zhvillimin e arsimit dhe kulturës shqiptare.
Ai nënvizon se ruajtja, kultivimi dhe përcjellja e gjuhës shqipe te brezat e ardhshëm mbetet një detyrë e përbashkët dhe një përgjegjësi kombëtare.
Në fund të mesazhit, Bexheti shpreh mirënjohje dhe nderim për të gjithë ata që kontribuuan në këtë arritje historike, duke uruar të gjithë shqiptarët:
Gëzuar 22 Nëntorin – Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe! 🇦🇱
