Kryetari i Shoqatës „Jehona e Malësisë“, Zef Berishaj ka mirëpritur në selinë e shoqatës z. Markë Nikollë Lulgjuraj, i njohur për mbështetjen dhe kontributin e tij në projekte me interes të përbashkët për komunitetin shqiptar.
Gjatë takimit u vlerësua përkrahja e vazhdueshme e z. Lulgjuraj ndaj projekteve dhe veprimtarisë së organizatës, përmes së cilës ai ka dëshmuar bujari, solidaritet dhe përkushtim ndaj çështjeve me rëndësi kombëtare e shoqërore.
Kryetari i Shoqatës „Jehona e Malësisë“ shprehën mirënjohjen e sinqertë për vizitën, mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm të z. Lulgjuraj.
Ky takim ishte një tjetër dëshmi e rëndësisë së bashkëpunimit dhe solidaritetit në mbështetjen e iniciativave që promovojnë vlerat kombëtare, kulturore dhe shoqërore.
Ja postimi plotë:
Patëm nderin të mirëprisnim në selinë e organizatës sonë “Jehona e Malësisë” një bëmirës të kombit shqiptar, z. Markë Nikollën Lulgjuraj.
Me mbështetjen e pakursyer që i ka dhënë secilit prej projekteve tona, z. Lulgjuraj ka dëshmuar bujarinë e tij dhe përkushtimin ndaj së mirës së përbashkët. Në emër të organizatës “Jehona e Malësisë”, i shprehim mirënjohjen tonë të thellë për vizitën dhe për përkrahjen e vazhdueshme që i jep veprimtarisë sonë.
