AKTUALE

Një flamur, një komb, një histori – BDI Kërçovë me aktivitet solemn në Zajaz

Në kuadër të aktiviteteve kushtuar Festave të Nëntorit, Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega Kërçovë, organizoi një ceremoni solemne në Kompleksin Memorial „Nëna Shqiptare“ në Zajaz, me rastin e shpërndarjes së flamujve kombëtarë për përfaqësuesit e bashkësive lokale.

Në këtë aktivitet mori pjesë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili u dorëzoi përfaqësuesve të secilës bashkësi lokale nga një flamur kombëtar, duke përcjellë mesazhin e ruajtjes së identitetit, traditës dhe simboleve kombëtare shqiptare.

Momenti kulmor i ceremonisë ishte ngritja solemne e flamurit kombëtar në shtizën e Kompleksit Memorial „Nëna Shqiptare“, nga kryetari Ali Ahmeti, në praninë e pjesëmarrësve të shumtë.

Përmes këtij aktiviteti, BDI – Dega Kërçovë, vuri në pah rëndësinë e flamurit kombëtar si simbol i historisë, sakrificës, identitetit dhe bashkimit të shqiptarëve.

Aktiviteti u zhvillua në frymën e kremtimit të Festave të Nëntorit, duke riafirmuar përkushtimin për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave kombëtare ndër breza.

Një flamur, një komb, një histori që na bashkon!
Gëzuar Festat e Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen!

Ja postimi plotë:

🇦🇱 FLAMURI NA BASHKON! 🇦🇱

Sot, në Kompleksin Memorial “Nëna Shqiptare” në Zajaz, në organizim të Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Kërçovë, u zhvillua ceremonia solemne e shpërndarjes së flamujve kombëtarë për bashkësitë lokale.

Kryetari Ali Ahmeti u dorëzoi nga një flamur kombëtar përfaqësuesve të secilës bashkësi lokale.

Aktiviteti u përmbyll me ngritjen solemne të flamurit kombëtar në shtizën e Kompleksit Memorial “Nëna Shqiptare”, nga kryetari Ali Ahmeti, në praninë e të gjithë pjesëmarrësve.

Një flamur, një komb, një histori që na bashkon! 🇦🇱

Gëzuar Festat e Nëntorit të gjithë shqiptarëve anembanë botës! 🇦🇱

Banner

Related posts

Është shpallur konkurs për hartimin e zgjidhjes konceptuale për logon e Kuvendit

Gjyla Halili

30 ditë paraburgim për Dardhishtën dhe 6 të arrestuar tjerë

Gjyla Halili

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili