Pas pak minutash pritet të nisë manifestimi me moton “Nëntori Na Bashkon”, i organizuar nga Forumi i Gruas i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), në bashkëpunim me Sekretariatin për Mundësi të Barabarta.
Aktiviteti mbahet në restaurantin “Bella Vista” në Negotinë të Pollogut, ndërsa në mesin e pjesëmarrësve pritet të jetë edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Manifestimi synon të përcjellë mesazhin e bashkimit, krenarisë kombëtare dhe ruajtjes së vlerave e identitetit shqiptar.
Qëndroni me ne për të rejat, deklaratat dhe atmosferën nga vendi i ngjarjes!
