Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Faton Ahmeti, ka uruar akademik Abdylmenaf Bexhetin me rastin e ndarjes së titullit të nderit Doctor Honoris Causa, në kuadër të shënimit të 25-vjetorit të themelimit të Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL).
Në urimin e tij, Ahmeti e ka cilësuar këtë ngjarje si një moment të veçantë, duke vlerësuar njëkohësisht kontributin e UEJL-së gjatë një çerek shekulli në zhvillimin e arsimit të lartë dhe avancimin e shoqërisë.
Ai ka përcjellë urimet më të përzemërta për akademik Bexhetin për këtë titull të merituar, ndërsa Universitetit të Evropës Juglindore i ka uruar suksese të mëtejshme, arritje të reja akademike dhe vazhdim të kontributit në edukimin e gjeneratave të reja.
Ja postimi plotë:
Sot, në 25-vjetorin e themelimit të Universitetit të Evropës Juglindore, u shënua një moment i veçantë me ndarjen e titullit Doctor Honoris Causa për akademik Abdylmenaf Bexhetin.
Urime akademikut Bexheti për këtë titull të merituar dhe UEJL-së për një çerek shekulli kontribut të çmuar në arsimin e lartë dhe zhvillimin e shoqërisë sonë!


