Forumi i Gruas i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), në bashkëpunim me Sekretariatin për Mundësi të Barabarta, do të organizojë manifestimin me moton “Nëntori Na Bashkon”, një aktivitet që synon të promovojë bashkimin, krenarinë dhe vlerat kombëtare shqiptare.
Në këtë manifestim do të marrë pjesë edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Organizatorët kanë ftuar qytetarët që të jenë pjesë e këtij tubimi, i cili synon të përcjellë mesazhin e unitetit, krenarisë kombëtare dhe ruajtjes së vlerave e identitetit shqiptar.
Manifestimi do të mbahet të shtunën, më 21 nëntor 2026, duke filluar nga ora 17:00, në restaurantin “Bella Vista” në Negotinë të Pollogut.
Me moton “Nëntori na bashkon”, organizatorët synojnë që përmes këtij aktiviteti të shënojnë frymën e bashkimit dhe krenarisë kombëtare.
Ja postimi plotë:
🇦🇱 NËNTORI NA BASHKON 🇦🇱
Forumi i Gruas i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Sekretariati për Mundësi të Barabarta organizojnë manifestimin “Nëntori Na Bashkon”.
Pjesëmarrës do të jetë edhe kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti.
Ju ftojmë të jeni pjesë e këtij tubimi madhështor të bashkimit, krenarisë dhe vlerave tona kombëtare!
📅 E shtunë, 21 Nëntor 2026
🕔 Ora: 17:00
📍 Restaurant Bella Vista – Negotinë e Pollogut
Ju mirëpresim!
