AKTUALE

Nik Gjeloshaj uron Arkin Jahijin për fitoren në Bërvenicë: Bashkimi i shqiptarëve sjell fitore

Kryetari i Forumit Shqiptar në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, ka uruar Arkin Jahijin për fitoren në Bërvenicë, duke përcjellë urime edhe për kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, si dhe për të gjithë ata që kontribuuan në këtë rezultat.

Në mesazhin e tij, Gjeloshaj theksoi rëndësinë e unitetit politik dhe bashkimit të shqiptarëve, duke vlerësuar se rezultati në Bërvenicë dëshmon se bashkimi është faktor i rëndësishëm për arritjen e fitoreve.

„Bërvenica sot dëshmoi se bashkimi sjell fitore, ndërsa ndarja na rrezikon. Diferenca prej vetëm 265 votash është dëshmia më e mirë se uniteti është themeli i suksesit“, ka shkruar Gjeloshaj.

Ai gjithashtu e lidhi këtë rezultat me përvojën e bashkimit politik të Forumit Shqiptar në Mal të Zi, duke e cilësuar atë si një model që dëshmon rëndësinë e veprimit të përbashkët.

Në fund, Gjeloshaj përcolli një mesazh për bashkimin e shqiptarëve kudo që jetojnë:
„Qofshin shqiptarët bashkë e unikë kudo që janë, sepse atëherë fitoret nuk mungojnë!“

Ja postimi plotë:

Urime Arkin Jahiji për fitoren në Bërvenicë! Urime kryetarit të Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI, Ali Ahmeti, dhe të gjithë atyre që kontribuan në këtë fitore!

Bërvenica sot dëshmoi se bashkimi sjell fitore, ndërsa ndarja na rrezikon.

Diferenca prej vetëm 265 votash është dëshmia më e mirë se uniteti është themeli i suksesit.

Ky është edhe modeli që realizuam me bashkimin e Forumit Shqiptar në Mal të Zi.

Qofshin shqiptarët bashkë e unikë kudo që janë, sepse atëherë fitoret nuk mungojnë! 🇦🇱

Nik Gjeloshaj
Kryetar i Forumit Shqiptar

Banner

Related posts

Muhamet Ametit i bashkohet Kumanova, pritet edhe Struga

Gjyla Halili

Faton Ahmeti: Eksperiment e thoni? Kush ju dha të drejtën të eksperimentoni me fatin e shqiptarëve?!

Gjyla Halili

Mexhiti: Soravia, kazinot e lotaria më 8 maj marrin fund

Gjyla Halili