Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Faton Ahmeti, ka reaguar lidhur me kërcënimet me jetë ndaj Bajram Rexhepit, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe duke kërkuar reagim të menjëhershëm nga institucionet kompetente.
Ahmeti ka shprehur mbështetjen e plotë për Bajram Rexhepin dhe të drejtën e tij për të denoncuar çdo dyshim për keqpërdorime, pa u përballur me kërcënime apo presione.
Ai u ka bërë apel Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prokurorisë që të ndërmarrin masa urgjente, të hetojnë kërcënimet dhe të garantojnë sigurinë e tij.
“Bajram, nuk je vetëm! Drejtësia nuk mund të heshtë përballë kërcënimeve!”, është mesazhi i solidaritetit i Faton Ahmetit.
Ahmeti thekson se kërcënimet ndaj kujtdo që ngre shqetësime për keqpërdorime nuk duhet të tolerohen dhe se institucionet kanë përgjegjësi të garantojnë sigurinë e çdo qytetari dhe sundimin e ligjit.
Ja postimi plotë:
Kërcënimet me jetë ndaj Bajram Rexhepit janë të papranueshme dhe kërkojnë reagim urgjent institucional!
Jemi në mbështetje të plotë të Bajramit dhe të drejtës së tij për të denoncuar çdo dyshim për keqpërdorime.
Apel MPB-së dhe Prokurorisë: Veproni menjëherë, hetoni kërcënimet dhe garantoni sigurinë e tij!
Bajram, nuk je vetëm!
Drejtësia nuk mund të heshtë përballë kërcënimeve!
