AKTUALE

REISUL ULEMA VIZITOI AMBASADORIN E RI TË REPUBLIKËS SË TURQISË NË SHKUP z. ALPER AKTAŞ

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, Reisul-Ulema H. Hfz. Shaqir Ef. Fetai, vizitoi në selinë e Ambasadës ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Turqisë në Shkup, Alper Aktaş, për ta uruar për detyrën e re dhe për t’i dëshiruar suksese në ushtrimin e saj.

Reisul Ulema shoqërohej nga Sekretari i Përgjithshëm i BFI-së Irsal Jakupi, dhe Koordinatori për Turqinë Dr. Furkan Shaban. Në takim ishte i pranishëm edhe Atasheu për Çështje Fetare pranë Ambasadës së Republikës së Turqisë Dr. Mustafa Bodur.

Gjatë takimit Reisul Ulema theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Bashkësisë Fetare Islame dhe institucioneve të Republikës së Turqisë, veçanërisht me
Diyanet, TİKA dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Vakëfeve. Ai shprehu dëshirën që ky bashkëpunim të vazhdojë dhe të thellohet edhe në të ardhmen.
Ambasadori Alper Aktaş vlerësoi rolin e rëndësishëm të Bashkësisë Fetare Islame në ruajtjen e stabilitetit dhe në ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme për komunitetin mysliman dhe shoqërinë në Maqedoninë e Veriut. Ai theksoi gjithashtu përkushtimin e Republikës së Turqisë dhe të institucioneve të saj për të vazhduar dhe zhvilluar më tej bashkëpunimin me Bashkësinë Fetare Islame.
Në përfundim të takimit, Reisul Ulema i dhuroi ambasadorit Alper Aktaş një dhuratë, ndërsa vizita u përmbyll me një fotografi të përbashkët.

Banner

Related posts

Edukimi mediatik, mbrojtja më e mirë nga dezinformatat

admin

VATRA PROMOVOI TE KISHA KATOLIKE “ZOJA E SHKODRËS” VEPRËN “KRYQTARI I FUNDIT” TË DIPLOMATIT VIRGJIL KULE

Gjyla Halili

Vlen me aktivitet sportiv shënoi Ditën Ndërkombëtare të Sportit

Gjyla Halili