AKTUALE

Apeli i Agron Dedivanajt nga SHBA për protestat në Shqipëri: Të vendoset arsyja mbi krenarinë dhe interesi kombëtar mbi dallimet

Në periudhat e tensioneve politike dhe protestave në Shqipëri, ku qytetarët dhe opozita shprehin pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisjes, kërkohet përmbajtje dhe pjekuri nga të gjitha palët e përfshira.

Ndërsa e drejta për të protestuar paqësisht është një shtyllë kryesore e demokracisë, ruajtja e stabilitetit dhe e rendit publik mbetet e një rëndësie të veçantë për të ardhmen e vendit.

Lidhur me këto zhvillime, drejtori i Shkollës Shqipe në Michigan dhe veprimtari i njohur i komunitetit shqiptar në SHBA, Agron Dedivanaj, u ka bërë thirrje publike krerëve politikë, institucioneve dhe qytetarëve shqiptarë për maturi dhe bashkim kombëtar.

Nëpërmjet këtij apeli, Dedivanaj thekson se dialogu konstruktiv dhe mbrojtja e stabilitetit të Shqipërisë duhet të jenë prioritet absolut mbi çdo interes partiak apo personal:

“Është koha që të dyja partitë, institucionet shtetërore, protestuesit dhe mbarë populli të vendosin arsyen mbi krenarinë dhe interesin kombëtar mbi dallimet, duke i hapur rrugë një dialogu që ruan dinjitetin e secilit dhe forcon besimin e ndërsjellë; sepse përmes maturisë dhe bashkimit mund të mposhtim çdo synim armiqësor për destabilizimin e Shqipërisë.”

Si një figurë qendrore në diasporën shqiptare në Michigan, Dedivanaj nënvizon se zgjidhja e çdo krize politike apo shoqërore vjen përmes dëgjimit të ndërsjellë, respektimit të institucioneve dhe përpjekjeve të përbashkëta për mbrojtjen e të ardhmes së atdheut.

Banner

Related posts

Sukat e M’Kushit – kujtesa e një beteje dhe nderimi për dëshmorët e Kelmendit

Gjyla Halili

Bajram Rexhepi: Reçica e Madhe, zemra e ndryshimit

Gjyla Halili

Memeti: Ai që e kryesoi suksesshëm OSBE-në, mund ta kryesojë edhe me Maqedoninë e Veriut: Bujar Osmani e ka përvojën e duhur!

Gjyla Halili