AKTUALE

Fatmir Dehari kujton bashkëluftëtarin Isa Lika: „I mungon çdo pëllëmbë e tokës që e lave me gjak“

Në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta të shokut dhe bashkëluftëtarit të tij, Isa Lika – Komandant Iliri, Fatmir Dehari ka kujtuar me respekt dhe emocione figurën e tij, duke vlerësuar guximin, besën dhe sakrificën që e karakterizuan.

Në mesazhin e tij përkujtimor, Dehari e përshkruan Komandant Ilirin si një nga ata njerëz të rrallë që lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e njerëzve dhe në histori.

“Komandant Iliri ishte nga ata njerëz që rrallë i sjell jeta. Njerëz me zemër të madhe, me besë e me guxim, të cilët nuk i zëvendëson koha dhe nuk i harron historia”, shprehet Dehari.

Duke rikujtuar sakrificën e bashkëluftëtarit të tij, ai përcjell edhe një mesazh të ndjerë për lidhjen me vendin dhe kujtimin e atyre që dhanë jetën për të.

“I mungon çdo pëllëmbë e tokës që e lave me gjak, shoku im!”, thuhet në mesazhin e tij.

Në përfundim, Fatmir Dehari nderon kujtimin e Isa Likës – Komandant Ilirit, duke theksuar se vepra dhe sakrifica e tij do të mbeten të paharruara.

“I pavdekshëm dhe i paharruar qoftë kujtimi për ty, Komandant Iliri! Lavdi jetës dhe veprës sate!”, përfundon mesazhi përkujtimor i Fatmir Deharit.

Ja postimi plotë:

Sot, në 20-vjetorin e ndarjes nga ne të shokut dhe bashkëluftëtarit Isa Lika , Komandant Iliri.

Komandant Iliri ishte nga ata njerëz që rrallë i sjell jeta. Njerëz me zemër të madhe, me besë e me guxim, të cilët nuk i zëvendëson koha dhe nuk i harron historia.

I mungon çdo pëllëmbë e tokës që e lave me gjak, shoku im!

I pavdekshëm dhe i paharruar qoftë kujtimi për ty, Komandant Iliri!

Lavdi jetës dhe veprës sate!

Banner

Related posts

Kuvendi do ta mbajë seancën e 44-të

Gjyla Halili

SYLEJMANI: PAS RAMBUJESË E VJENËS, PËR KOSOVËN VJEN OHRI I MAQEDONISË SË VERIUT TË ALI AHMETIT

admin

BDI thellon bashkëpunimin me NDI-në Amerikane

Gjyla Halili