AKTUALE

Izet Mexhiti: Bulevardi “Cvetan Dimov” po kalon nga premtimi në realizim

Komuna e Çairit ka ndërmarrë një hap konkret drejt realizimit të projektit për zgjerimin dhe rregullimin e Bulevardit “Cvetan Dimov”.

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, njoftoi se ekipet komunale, së bashku me ekspertët gjeodezikë, kanë dalë në terren për përcaktimin e saktë të trasesë së bulevardit.

Sipas Mexhitit, bëhet fjalë për një projekt të rëndësishëm infrastrukturor, i cili pritet të përmirësojë qarkullimin dhe lidhjen e Çairit me Butelin, Shutkën dhe komunat përreth.

“Ky është më shumë se një projekt infrastrukture. Është përmbushja e një premtimi dhe realizimi i një nevoje të kahmotshme të qytetarëve”, theksoi Mexhiti.

Ai bëri të ditur se reagimet e qytetarëve gjatë punës në terren kanë qenë pozitive, ndërsa zgjerimi i Bulevardit “Cvetan Dimov” shihet si një ndërhyrje e rëndësishme për lehtësimin e qarkullimit dhe përmirësimin e lidhjeve infrastrukturore në këtë pjesë të qytetit.
“Premtimet kanë vlerë vetëm kur shndërrohen në punë konkrete.

Bulevardi ‘Cvetan Dimov’ po kalon nga premtimi në realizim”, deklaroi Mexhiti.
Përcaktimi i trasesë përbën një nga hapat konkretë në procesin e realizimit të projektit, i cili synon të përmirësojë infrastrukturën rrugore dhe mobilitetin e qytetarëve në Çair dhe zonat përreth.

Banner

Related posts

Dritan Demiraj: Të respektohen kërkesat e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

Universiteti i Tetovës e filloi prezantimin e ofertës akademike për vitin akademik 2024/2025

Gjyla Halili

Ahmeti: Kryeministrin e bëmë ne, do ta bëjmë edhe Presidentin e parë shqiptar

Gjyla Halili