AKTUALE

48 orë paraburgim për Kreshnik Bekteshin, gjykata e pranon propozimin e Prokurorisë

Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi do të përfundojë në paraburgim për 48 orët e ardhshme, njëjtë sikurse ish-drejtori i Inspektoratit të Tregut, raporton gazeta KOHA.

Gjykata e Koçanit e ka pranuar kërkesën e prokurorisë që Bekteshi të dërgohet në “paraburgim të shkurtër”, bashkë me shtatë të dyshuar tjerë, ndërsa po pritet të caktohet se në cilin burg do të dërgohet i njëjti.

Ndryshe, përveç Bekteshit dje ish-drejtorit të Inspektoratit të Tregut, asnjë i dyshuar tjetër nuk është dërguar nga Shkupi drejt Koçanit me duar të lidhura dhe të filmuar para kamerave.

Banner

Related posts

Artan Dika: Struga nuk e ka për nder të ketë në krye një kryetar me aferë mashtrimi

Gjyla Halili

Hoxha: Fetai dëshmi se VLEN përfaqëson qasje të re institucionale

Gjyla Halili

Bujar Osmani do të zhvillojë takim me kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme në Bundestagut gjerman, Mihael Rot

admin