AKTUALE

200.000 besimtarë myslimanë falën namazin e teravisë në Xhaminë Al-Aksa, pavarësisht kufizimeve izraelite

Rreth 200.000 besimtarë falën mbrëmë namazin e teravisë në Xhaminë Al-Aksa, pavarësisht kufizimeve izraelite, raporton Anadolu.

Shifra e besimtarëve të pranishëm në kompleksin e shenjtë u raportua nga agjencia zyrtare palestineze e lajmeve, WAFA, e cila tha se kishte prani të madhe të forcave izraelite në pjesën e qytetit të vjetër, në përpjekje për të penguar hyrjen në xhami.

WAFA shton se forcat izraelite vendosën kufizime të mëtejshme për hyrjen në xhami dhe se të paktën 27 besimtarë u arrestuan.

Xhamia Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në botë për myslimanët.

Banner

Related posts

Mali i Zi mbyll një kapitull tjetër në negociatat me BE-në

Gjyla Halili

Fronti Europian në Zhelinë/ Sulejmani: Do të jemi fitues absolut, në vazhdimësi bisedojmë se cila do të jetë diferenca, e jo fitorja, sepse fitorja është e padiskutueshme

Gjyla Halili

Arbër Ademi: Të hënën do të jem në krah të studentëve, ata kërkojnë vetëm drejtësi

Gjyla Halili