KOSOVË

12 garues qëndrojnë të shtrirë mbi 120 orë, thyhet rekordi në garën e “dembelizmit” në Mal të Zi

Banner

Gara në shtrirje, e cila po mbahet në etno-fshatin Brezna të Malit të Zi që ndodhet midis Nikshiçit dhe Pluzhine, sot në mëngjes theu rekord.

Organizatori i garës dhe pronari i etno-fshatit Brezna, Miço Blagojeviç, tha për Anadolu se gjithsej 12 garues qëndrojnë të shtrirë më shumë se 120 orë, duke thyer rekordin e deritashëm të fitueses së garës në vitin 2021, Dubravka Aleksiç nga Podgorica, e cila qëndroi e shtrirë për 117 orë.

Gara filloi të premten në mëngjes ku morën pjesë 21 garues. Në ndërkohë nëntë garues u dorëzuan, kurse 12 të tjerë vazhdojnë betejën për shpërblimin prej 1.000 euro

Sipas rregullave, garuesve nuk u lejohet të çohen, por mund të flenë, të lexojnë libra, të hanë dhe të pinë. Çdo tetë orë garuesit lejohet të shkojnë në tualet.

Kjo është një garë që e bën Malin e Zi unik në Evropë dhe është veçanërisht interesant për shkak të stereotipit të pranuar për këtë komb se janë dembelë.

Related posts

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve vazhdon të hënën

admin

Ndëshkimi i grupeve kriminale, rruga e vetme për stabilitet

admin

Vuçiq thotë se serbët “nuk do t’i dorëzojnë” ndërtesat në veri të Kosovës

admin

Leave a Comment