AKTUALE

Zyrtarisht Unioni Demokratik Boshnjak bëhet pjesë e Frontit Europian, Ahmeti: Na pret fitorja e madhe më 24 prill dhe 8 maj!

Fronti Europian është zgjeruar sot dhe me partinë Unioni Demokratik Boshnjak, me kryetar Munir Kollashinac, me çrast u nënshkrua dhe marrëveshja e koalicionit zgjedhor.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në fjalimin e tij tha se ky front do të jetë fitues I zgjedheve presidenciale dhe parlamentare ndaj të gjithë partitë e etniteteve të ndryshme që janë pjesë e këtij koalicioni, do të triumfojnë dhe do të sigurojnë ardhmëri europiane për vendin.

“Bashkarisht të kujtojmë dhimbjet, tragjedinë e popujve tanë, kujtojmë momentalisht dhunën në Ukrainë ndaj përmes këtij Fronti ne themi se Ballkani Perëndimor e ka vendin në Bashkimin Europian. Ky Front na bënë bashkë si shqiptar, turk, rom, boshnjakë, t’I themi jo Rusisë dhe po Europës, ndaj I ftojmë të gjithë qytetarët tanë të jenë pjesë e jona, sepse ne jemi misionarë të paqes, stabilitetit dhe ardhmërisë. Fitore dhe vetëm fitorë me 24 prill dhe më 8 maj”, deklaroi Ahmeti. /indeks.mk

Banner

Related posts

Agron Dedivanaj: “TV Boin ka përfaqësuar një nga thesaret e vërteta të kombit tonë, obligim kombëtarë e atdhetarë ta mbeshtesim atë”

Gjyla Halili

U arrestua disa ditë më parë, ish-zyrtares Alda Klosi i sekuestrohen një apartament dhe 1 garazh

admin

KSHZ sot duhet të konfirmojë listat e kandidatëve për zgjedhjet lokale

Gjyla Halili