BOTA

Zhdukja e Titanik, eksperti i mjekësisë tregon rreziqet shëndetësore me të cilat përballet ekuipazhi

Vendndodhja e saktë e nëndetëses Titanik dhe gjendja e pesë ekuipazhit në bord nuk dihen.

Mendohet se nëndetësja mund të ketë më pak se 10 orë oksigjen të mbetur, duke krijuar një garë me kohën për ta gjetur atë para se të jetë tepër vonë.

Por Dr Ken Ledez, një ekspert i mjekësisë hiperbarike në Universitetin Memorial në St John’s, Newfoundland, për BBC News thotë se mungesa e ajrit nuk është rreziku i vetëm me të cilin përballen ata në bord.

Anija mund të ketë humbur fuqinë elektrike, e cila ka të ngjarë të ketë një rol në kontrollimin e sasisë së oksigjenit dhe dioksidit të karbonit brenda anijes.

Ndërsa niveli i oksigjenit bie, përqindja e dioksidit të karbonit që thithet nga ekuipazhi do të rritet, me pasoja potencialisht fatale.

“Ndërsa nivelet e dioksidit të karbonit krijohen, atëherë ai bëhet qetësues, bëhet si një gaz anestetik dhe shkakton gjumë.”

Një sasi e madhe e gazit në qarkullimin e gjakut të një personi, i njohur si hiperkapnia, mund ta vrasë atë nëse nuk trajtohet.

“Ky për mua është problemi më i madh i të gjithëve”, thotë ai.

Në të njëjtën kohë, ekuipazhi është në rrezik nga hipotermia, ku trupi bëhet shumë i ftohtë.

Sipas kapitenit Ramsey, nëse nëndetësja është në shtratin e detit, temperatura e ujit do të jetë rreth 0C. Nëse ka humbur edhe energjinë elektrike, nuk do të prodhojë asnjë energji dhe për këtë arsye nuk mund të prodhojë nxehtësi.

Hipotermia, mungesa e oksigjenit dhe grumbullimi i dioksidit të karbonit brenda nëndetëses nënkuptojnë se aftësia e ekuipazhit për të kontaktuar me misionin e kërkim-shpëtimit do të ulet.

“Nëse ata janë pa ndjenja, ata nuk do të jenë në gjendje të bëjnë shumë për të ndihmuar veten,” thotë Dr Ledez.


Top Channel

Banner

Related posts

Video/ Gruaja qan dhe bërtet në avion, pretendon se një nga pasagjerët nuk ishte i vërtetë

admin

Reshjet më të mëdha në 140 vjet, përmbytje katastrofike në Hong Kong

admin

Po vijnë me tanke’ – Izraeli fillon gjatë natës bastisjen në spitalin al-Shifa të Gazës

Gjyla Halili

Leave a Comment