SPORT

Xhaka nominohet për një çmim të rëndësishëm në Zvicër

Futbollistët më të mirë zviceranë të vitit kalendarik 2022 do të nderohen sërish në një ceremoni të përbashkët të organizuar nga Federata Zvicerane e Futbollit dhe Liga Zvicerane e Futbollit.

Ceremonia e “Nata e Futbollit Zviceran” do të mbahet të hënën, më 23 janar, në “Casino Bern”.

Federata Zvicerane e Futbollit (SFV) ka njoftuar se trofeu i ri “Iconic” do t’u jepet fituesve për paraqitjet më të mira në vitin kalendarik 2022 në gjashtë kategori.

Mes tjerash, në ceremoni do të ndahet çmimi për “Lojtarin më të mirë të Kombëtares së Zvicrës”.

Dhe, i nominuar për këtë çmim është futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka, i cili është edhe kapiten i “Helvetikëve”.

Manuel Akanji dhe Yann Sommer janë dy futbollistët tjerë të nominuar.

Banner

Related posts

Portieri shënon në kohën shtesë, gol që e lakmon çdo sulmues (VIDEO)

admin

Sadiku e gatshme për turneun ndërkombëtar në Turqi

admin

Gati ofertën 100 milionëshe për Harry Kane

admin

Leave a Comment