AKTUALE

VMRO të enjten publikon listën e kandidatëve për deputetë

Pasiqë kreu i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski bëri publike emrat e bartësve të listave për deputetë në të 6 zonat zgjedhore, pritet që partia më e madhe opozitare ditën e enjte të publikojë komplet listat e kandidatëve për deputetë.

Kështu, për bartës liste në zonën e parë zgjedhore është vetë kreu i partisë Hristijan Mickoski, në zonën e dytë bartës do të jetë nënkryetari i partisë Vlado Misajlovski, Dragan Kovaçki në zonën e tretë zgjedhore kurse nënkryetari tjetër Aleksandër Nikolovski do të jetë bartës në zonën e katërt zgjedhore. Më pas, sekretari gjeneral që është dhe deputet aktual Gjorgji Sajkovski do të jetë bartës në njësinë e pestë kurse deputetja Dafina Stojanovska do të drejtojë listën në njësinë e gjashtë zgjedhore.

Banner

Related posts

Siljanovska-Davkova vizitoi të lënduarit nga zjarri: Nuk mund ta kuptoj se si mund të ndodh një tragjedi e këtillë

Gjyla Halili

Lëvizja Demokratike vazhdon fuqizimin! Në Saraj, referendum për ndryshim!

Gjyla Halili

Mickoski tha se ju duhen ide kreative, BDI: Si në vitin 2001, edhe tani askush nuk dëgjon ankesat e shqiptarëve

Gjyla Halili