AKTUALE

VLEN: Urgjentisht të zbardhit rasti për rrahjen e kapitenit shqiptar

Koalicioni VLEN kërkon që rasti me kapitenin shqiptar të sulmuar brutalisht në Qendrën për trajnime ushtarake Krivollak të zbardhet ndërsa autorët të mbajnë përgjegjësi.



“Rrahja brutale e kandidatit shqiptar në Batalionin e “Ujqërve” në ARM nga ana e kolegëve të tij maqedonas, është kambanë alarmi. Ky alarm më shumë duhet të shqetësojë kuadrin shqiptarë në Ministrinë e Mbrojtjes, në veçanti zv.ministrin, tani minisër në detyrë Tiron Jajaga, i cili duhet të jap sqarim për këtë rast pse ka ndodhur dhe pse ai ka lejuar të vijë deri te kjo situatë. Ne pyesim se si mundet një person i thirrur në profesionalizëm dhe bashkëpunim me NATO-në të lejoj dhe të mos merr përgjegjësi për një skandal të tillë? Si mundet që një skandal i tillë të kalon pa përgjegjësi edhe nga kryeministri teknik Talat Xhaferi dhe nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Nazim Bushi? A është ky ndonjë skenar antishqiptar i përgatitur nga Qeveria tani më në ikje për të krijuar tensione ndëretnike? Poashtu ftojmë edhe organet e hetuesisë për zbardhjen sa më parë të këtij rasti dhe autorët që rrahën kapitenin shqiptar, të dalin para drejtësisë, si dhe të mësohet e vërteta kush dhe pse e dërgoi atë në Spitalin Psikiatrikë në Bardovcë? Kujt po i pengon avancimi i shqiptarëve në çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes shtetërore?”, kanë reaguar nga VLEN.

Banner

Related posts

Nuk është keq që të mendojmë për një Kushtetutë të re”/ Taravari: Edhe Arbën Xhaferi thoshte se Kushtetuta është gjenerator i krizës në Maqedoni

Gjyla Halili

Rivotimi në Llërcë/ Fronti Europian do të parashtrojë ankesë në KSHZ

Gjyla Halili

Aggeler: Do t’i ndjekim nga afër zgjedhjet, do të shohim nëse ka ndërhyrje nga jashtë

Gjyla Halili