AKTUALE

Vapë dhe temperatura deri në 36 gradë, personat me sëmundje kronike të mos ekspozohen në diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se edhe sot do të mbajë mot me diell, ndërkaq temperaturat do të jenë deri në 36 gradë Celsius.

IHK thekson se shkalla e lartë e avullimeve do të krijoj vapë dhe ndjesia e këtyre temperaturave do të jetë më e lartë se sa vlerat e lartshënuara.

Sipas Institutit, në shumë vende urbane prezenca e këtyre masave të ajrit do të krijojë mundësi që temperaturat të arrijnë edhe deri në 40 gradë Celsius.

Gjatë kësaj periudhe kohore të parashikimit do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.

IHK thekson se meqë indeksi UV do të jetë shumë i lartë rekomandohet që të kufizohemi sa më shumë nga  rrezet e diellit, nga ora 10:00-17:00, sidomos personat me sëmundje kronike, hipertension, diabetikët, asmatikët etj.

Po ashtu rekomandohet të bartim syze mbrojtëse nga rrezet e diellit, ombrellë, rroba me ngjyra të lehta, kremra adekuate për mbrojtjen e lëkurës, pastaj të pimë ujë sa më shpesh, të konsumojmë pemë e perime dhe ushqim me sa më pak yndyrë. /Telegrafi/

Banner

Related posts

Krejt çfarë dihet deri tani për zjarrin vdekjeprurës në klubin e natës në Koçan

Gjyla Halili

“Personalisht nuk kam komunikuar”! Bekteshi: Grubi ka qenë eksponent kryesor i BDI-së, askush nuk mund t’ia mohojë askujt të komunikojë me të, qoftë edhe nga BDI-ja

Gjyla Halili

Bekteshi: I përgëzoj deputetët, me këtë investim do të kontribuojmë në zhvillimin ekonomik të vendit

admin

Leave a Comment