AKTUALE

U PËRURUA PROMOVIMI I HAFIZIT TË RI AFAN NUHIU NË SHKUP

Sot u mbajt ceremonia solemne e promovimit të hafizit të ri, Afan Nuhiu, në ambientet madhështore të xhamisë së Mustafa Pashës në Shkup. Në këtë ngjarje të veçantë morën pjesë Reisul Ulema, i shoqëruar nga Muftiu i Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, drejtori i përgjithshëm i Medresesë “Isa Beu”, dr. Islam Islami, kryetari i Kuvendit të BFI-së Nesip ef. Demiri, shefi i kabinetit, dr. Abdulkerim ef. Iseni, drejtor të Rijasetit, profesorë të Medresesë dhe shumë hoxhallarë nga vendi.

Reisul Ulema mbajti fjalën e rastit, duke theksuar vlerën dhe peshën e hifzit në traditën tonë fetare. Ai përmendi se familja Nuhiu njihet prej vitesh për hafizë dhe vazhdon me dinjitet këtë trashëgimi të bekuar. Fjalimin e nisi me ajetin kuranor:

“Dhe kush është më i mirë në fjalë se ai që thërret në rrugën e Allahut, bën vepra të mira dhe thotë: ‘Unë jam prej muslimanëve.’”
(Fussilet, 33)
Nisur nga ky ajet ai përcolli disa mesazhe të rëndësishme për vlerën e hifzit, praktikimin dhe përhapjen e fjalës së Allahut dhe përpjekjet e njeriut për të qenë në shërbim të fesë, kombit dhe vatanit.

Në vijim, Reisul Ulema uroi familjen Nuhiu, në veçanti prindin Sabaatin Nuhiu dhe drejtorin e Institutit të Hifzit, hfz. Xhemail Nuhiu, për këtë arritje të madhe shpirtërore. Ai u lut që Allahu t’i shtojë hafizët brenda kësaj familjeje, por edhe në mbarë vendin tonë.

Në fund të ceremonisë, Reisul Ulema, Muftinia e Shkupit dhe drejtori i Medresesë ndanë dhurata simbolike për hafizin e ri, në shenjë vlerësimi dhe inkurajimi për rrugën e tij të mëtejshme.

Banner

Related posts

Deputeti i VMRO-së: Trenin e drejtuar nga BDI, me të cilin shëtitet LSDM, do ta shkarkojmë në Idrizovë

admin

Turnir futbolli për nder të festave të Nëntorit

Gjyla Halili

Taravari: Pasuria e famlijarëve të Ahmetit, e dyshimtë! Asnjë nip i imi s’ka pasuri të tillë!

admin