SHOWBIZ

Tradita në Elbasan/ E moshuara tregon si festohej Dita e Verës

Teksa aktivitetet e larmishme të Ditës së Verës i lënë vendin njeri-tjetrit, të moshuarit kujtojnë me nostalgji traditat e dikurshme. 

Haxhire Çerekja, zonjë kalaje, sot është gati 80 vjeçe, por ende kujton sa e zbukuronte fytyrën uji i vezës së zier Ditën e Verës.

Nga karakaftja te menekshja, dega e ullirit,  palat e fikut e revania, të gjitha shoqëronin piknikun në natyrë nën rrezet e para të diellit pranveror.

Por mos harroni, nënë Tixhja thotë se pavarësisht se ndryshojnë festimet, ballakumja e mirë kërkon vezë fshati, gjalp të freskët dhe enë bakri ku të gatuhet.


Top Channel

Banner

Related posts

20 gjëra që duhet të dini kur jeni shtatzënë për herë të parë

admin

Njerëzit me këtë problem shëndetësor nuk duhet të konsumojnë shalqi

admin

“Nuk ka përjashtim për mbretërinë”, përdorimi i drogës nga Princ Harry kërcënon vizën e tij amerikane

admin

Leave a Comment