AKTUALE

Spasovski: Të ketë përgjegjësi për tragjedinë e Koçanit, hetimi është i dyshimtë

“Më e rëndësishmja tani është që hetimi të japë përgjigje për pyetjet për tragjedinë në Koçan dhe të përcaktojë përgjegjësinë”, thotë ish-ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, për tragjedinë me zjarrin në Koçan.

“Përgjegjësinë kryesore duhet ta ketë hetimi, i cili nuk do të jetë selektiv dhe që do të përcaktojë faktet dhe lidhjen shkakësore të aksidentit. Por nga ajo që kemi parë deri më tani, përgjegjësi nuk kërkohet nga asnjë bartës aktual i pozitës dhe funksionit, përveç kryetarit aktual të Komunës së Koçanit, që ngre dyshime për hetimin”, tha deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski në emisionin “Trilling” në TV24.

Ai deri më tani tha se hetimi nuk ka qenë korrekt, duke numëruar një sërë lëshimesh që po bëhen në hetim.

Banner

Related posts

Ligji për përfaqësim të drejtë duhet të anulon dobësitë e “balancuesit”, a do të përkrahet nga të gjitha partitë politike?

Gjyla Halili

Universiteti i Tetovës mori pjesë në Konferencën Vjetore të Aleancës Aurora që u mbajt në Paris

Gjyla Halili

Bujar Osmani tregon se çfarë do të diskutohet sot në mbledhjen e BDI-së(VIDEO)

admin