SPORT

Sot nis java e 21-të me dy ndeshje në Superligë

Sot dhe nesër do të zhvillohen ndeshjet e javës së 21-të në Prince Caffe Superligë, apo rrethi i tretë i garave të elitës.

Dy prej ndeshjeve të kësaj jave do të zhvillohet këtë të shtunë.

Takimi i parë do të zhvillohet në palestrën “Karagaçi”, mes Pejës dhe Rahovecit, nga ora 17:00.

Pejanët kanë pasur një rënie në xhirot e fundit, sidoqoftë, renditen në vendin e tretë me 13 fitore e shtatë humbje, kurse “Vreshtarët” janë në vendin e fundit me dy fitore e 18 humbje.

Përballja e dytë për ditën e sotme është ajo mes Vëllaznimit dhe Trepçës, që do të zhvillohet nga ora 19:00, në palestrën “Shani Nushi”.

Gjakovarët në elitë kanë tetë fitore e 12 humbje, ndërsa mitrovicasit numërojnë 11 fitore e nëntë humbje.

Banner

Related posts

Luiza Gega hyn në histori, shpallet kampione evropiane në garën për 3 mijë metra

admin

Nuk ndalet Xherdan Shaqiri – Kreu

admin

Betis – Real Madrid, formacionet zyrtare

admin

Leave a Comment