KOSOVË

Shpërthim në Lozhën Masonike të Athinës

Sot herët në mëngjes ka pasur një shpërthim në qendër të Athinës pranë Lozhës Masonike të Greqisë, pa shkaktuar lëndime apo dëme të mëdha materiale.

Shpërthimit të vogël i ka paraprirë një telefonatë paralajmëruese anonime në numrin 112 për raste urgjente, por pa dhënë një afat specifik për shpërthimin, pas së cilës policia menjëherë e ka mbyllur zonën, ndërsa pak më vonë ka shpërthyer mekanizimi i improvizuar.

Shpërthimi ka qenë me intensitet të ulët dhe ka shkaktuar dëme të vogla materiale, kryesisht në murin e objektit.

Policët nga Sektorin për shkatërrimin e mjeteve shpërthyese ka gjetur edhe një kuti të dyshimtë, pas së cilës është kryer një shpërthim i kontrolluar për të neutralizuar një bombë të dytë të mundshme.

Banner

Related posts

​Masakra e Çikatovës, krerët e shtetit: Të vendoset drejtësia

admin

Varhelyi nesër në Kosovë, takime me krerët e shtetit dhe opozitën

admin

Rund i ri i dialogut në Bruksel për çështjen e dinarit serb

Gjyla Halili

Leave a Comment