Lajme

Shoqatat shqiptare në SHBA, zë i fortë për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut: “Të drejta të plota pa diskriminim”

Banner

Shoqatat shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës: “Malësia e Madhe” – New York, “Malësia e Madhe” – Detroit, “Malësia” – Californi dhe “Jehona e Malësisë” kanë publikuar një deklaratë mbështetëse për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Në deklaratë shprehet mbështetje e plotë për avancimin dhe mbrojtjen e të drejtës për përdorimin e barabartë të gjuhës shqipe, si dhe për realizimin e të drejtave politike, kulturore dhe kombëtare të shqiptarëve.

Theksohet se gjuha shqipe përbën një shtyllë themelore të identitetit kombëtar, historik dhe kulturor, ndërsa përdorimi i saj zyrtar vlerësohet si standard demokratik dhe obligim kushtetues.

Shoqatat nënvizojnë se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut meritojnë respektim të plotë të të drejtave të tyre, pa diskriminim, dhe kërkojnë garantimin e tyre nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare.

Deklarata përmbyllet me thirrje për barazi, respekt dhe bashkëjetesë demokratike.

Ja deklarata e plotë:

DEKLARATË PUBLIKE MBËSHTETËSE

Ne, shoqatat shqiptare në Amerikë: “Malësia e Madhe” – New York, “Malësia e Madhe” – Detroit, “Malësia” – California dhe “Jehona e Malësisë”, përmes kësaj deklarate publike shprehim mbështetjen tonë të plotë dhe të palëkundur për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtës së tyre legjitime për përdorimin e plotë dhe të barabartë të gjuhës shqipe, si dhe për realizimin e të gjitha të drejtave politike, kulturore, institucionale dhe kombëtare që u takojnë si popull autokton dhe shtetformues.
Gjuha shqipe përfaqëson një nga shtyllat themelore të identitetit tonë kombëtar, historik dhe kulturor. Respektimi dhe përdorimi institucional i saj nuk përbën privilegj, por standard themelor demokratik dhe obligim kushtetues në çdo shtet që synon barazi, drejtësi dhe bashkëjetesë të mirëfilltë ndërmjet komuniteteve. Siç ka theksuar akademiku Eqrem Çabej: “Gjuha është pasqyra më e qartë e historisë dhe e shpirtit të një kombi.”
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm historik, politik, kulturor dhe shoqëror në ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit, prandaj meritojnë respektim të plotë të të drejtave të tyre kolektive dhe individuale, pa asnjë formë diskriminimi apo pengese institucionale.
Ne konsiderojmë se mbështetja ndaj tyre është obligim kombëtar, moral dhe qytetar. Nuk duhet të ketë frikë, hezitim apo heshtje përballë kërkesave të drejta të shqiptarëve, sepse ata janë pjesë e pandashme e kombit shqiptar. Siç shprehej At Gjergj Fishta: “Pa gjuhë nuk ka komb, pa komb nuk ka atdhe.”
Në frymën e solidaritetit dhe unitetit kombëtar, u bëjmë thirrje institucioneve vendore dhe ndërkombëtare që të garantojnë respektimin e plotë të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, në përputhje me standardet demokratike dhe parimet universale të të drejtave të njeriut.
Vetëm përmes barazisë reale, respektit reciprok dhe afirmimit të identitetit kombëtar mund të ndërtohet një shoqëri demokratike, stabile dhe e drejtë për të gjithë qytetarët.
Lavdi gjuhës shqipe, unitetit kombëtar dhe dinjitetit të shqiptarëve kudo që janë.

Related posts

Miloshoski: Maqedonia nuk duhet të hyjë sërish në proces të ndryshimeve kushtetuese pa garanci të qarta dhe të forta për ruajtjen e identitetit kombëtar

Admin2

MEF Energy Forum 2026 – Shkupi do të jetë nikoqir i forumit më të madh energjetik në rajon

Admin2

Gjykata austriake dënon me 15 vjet burg Beran A, dy vite më parë planifikonte sulm në koncertet e Taylor Swift në Vjenë

Admin2

Leave a Comment