AKTUALE

Shoqata “Malësia e Madhe” New York përjashton Elez Nikaj

Shoqata “Malësia e Madhe” në New York nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Facebook,bën të ditur Vendimin e këshillit drejtues të kësaj shoqate,i cili duke u mbështetur në Nenin 2 paragrafin 2 të Nenit 21 të statusit të shoqatës përjashon nga shoqata Elez Nikaj.

Arsye për këtë siç thuhet në komunikatën e shoqatës është drejtimi i tij politik në Mal të Zi,duke u distancuar nga çdo aktivitet dhe veprimtari e tij e mëtutjeshme.

Ja deklarat e shoqatës “Malësia e Madhe” New York:

Vendim

Duke u mbështetur në Nenin 2 dhe paragrafin 2 të Nenit 21 të Statutit të kësaj Shoqate Këshilli drejtues vendosi që t’a largojë nga Shoqata Elez Nikaj.

Personi në fjalë shkarkohet nga çdo e drejtë dhe detyrë që mbante deri më tani në Shoqatë. Shoqata “Malësia e Madhe” – NY distancohet nga çfarëdo aktiviteti apo veprimtarie të tij në të ardhmen.

Këshilli drejtues konsideron se drejtimi që ai zgjodhi është në kundërshtim me qëndrimet, parimet dhe qasjet tona në raport me interesin e Malësisë.

Kjo është hera e parë që Shoqata jonë ndërmerr një akt të kësaj natyre mbas tri dekadave punë intensive të pandërprerë.

Sidoqoftë, Shoqata do të mbesë unike dhe e palëkundur në punën dhe veprimtarinë e saj për të cilën është përcaktuar.

Shoqata “Malësia e Madhe” – New York

Kryetar, Shaqir Gjokaj

Banner

Related posts

BDI: Kapja e qeverisë nga “Bota serbe” rrezikon shtetësinë dhe të ardhmen euroatlantike të vendit

Gjyla Halili

Bujar Osmani shkon në UT, por pritet me protesta nga rinia e VLEN-it (FOTO)

Gjyla Halili

Marrëveshja “Bechtel dhe Enka” do të prezantohet vetëm para deputetëve me certifikata sigurie

admin

Leave a Comment