Lajme

Shoqata Atdhetare “Kosova” Organizon Bashkëbisedim Virtual me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani

Hajde Folim me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani

Shoqata Atdhetare “Kosova” ka nderin t’ju ftojë në një bashkëbisedim të veçantë live me Presidenten e 6-të të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

📅 Data: E diel, 31 Maj 2026
🕕 Ora: 4:00 PM
📍 Vendi: Salla e Kishës “Zoja Pajtore”, Southfield
🎥 Takimi do të zhvillohet virtualisht

Ky organizim i veçantë sjell më afër komunitetin shqiptar me udhëheqësen e shtetit të Kosovës, në një bashkëbisedim të hapur mbi të ardhmen e Kosovës, sfidat dhe vizionin për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë këtij takimi, bashkatdhetarët do të kenë mundësinë:

-të dëgjojnë drejtpërdrejt Presidenten Vjosa Osmani,
-të shtrojnë pyetje,
-dhe të marrin përgjigje mbi temat më të rëndësishme për Kosovën dhe diasporën shqiptare.

Ftojmë të gjithë bashkatdhetarët, familjet dhe të rinjtë shqiptarë të marrin pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme për komunitetin tonë.

Prania juaj është vlerësim për Kosovën, diasporën dhe forcimin e zërit shqiptar në Amerikë.

📺 Takimi do të transmetohet edhe në ACTV – Albanian Community TV.

📞 Për informata shtesë ose pyetje, ju lutemi kontaktoni kryetarin e Shoqatës Atdhetare “Kosova”, z. Nrec Mirdita.

Mirë se vini dhe ju presim me respekt!

Banner

Related posts

Tragjedia në Venezuelë, momenti kur dy tërmetet e fuqishme godasin Karakasin. Shpallet gjendja e emergjencës, autoritete: Frikë për shumë viktima

Admin2

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për emrat e rrugëve në Tetovë, Sulemjani: Gjykata është dorë e zgjatur e pushtetit të kaluar, do të gjejmë zgjidhje

Admin2

Ndërron jetë ish Emiri i Katarit, Hamad bin Khalifa Al Thani

Admin2

Leave a Comment