KOSOVË

Shkon në 10 numri i viktimave nga vrasja masive në Beograd, ndërroi jetë vajza e shtrirë në spital

Shkon në 10 numri i viktimave nga vrasja masive e 3 majit në Shkollën Fillore “Vlladisllav Ribnikar” në Beograd, përcjell TV21. Ministria e Shëndetësisë në Serbi mëngjesin e sotëm ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë edhe vajza e cila po trajtohej në në Klinikën universitare të fëmijëve në Tirshova. Vajza kishte lëndime serioze në kokë, ndërsa ndërroi jetë edhe krahas intervenimit kirurgjikal dhe të gjitha masave të ndërmarra për mjekim intensiv.

Ministrja e Shëndetësisë, Danica Grujiçiq në emër të saj dhe në emër të Ministrisë së Shëndetësisë ka shprehur ngushëllime për familjen e vajzës. Vrasja masive në Beograd u bë nga një nxënës i kësaj shkolle, me iniciale K. K. (13). Nga gjithsej 10 të vrarët, 9 janë nxënës, ndërsa njëri është roja e shkollës.

Banner

Related posts

​AAK e dërgon në Kushtetuese ligjin për pagën minimale

admin

Shpëtuam 15 policë të Kosovës

admin

Greqi, stuhia “Daniel” shkakton dëme materiale dhe të paktën 1 viktimë

admin

Leave a Comment