SPORT

Shkëndija grumbullohet më 2 qershor

Futbollistët e Shkëndijes së Tetovës në fund të muajt fillojnë me ekzaminimet, ndërsa grumbullimi i parë është planifikuar për datën 2 qershor.

“Shkëndija ka lënë futbollistët në pushim veror menjëherë pas ndeshjes së fundit kampionale përballë Rabotniçkit në Shkup.

Deri më 30 qershor është paraparë lojtarët të jenë të lirë, gjithsesi duke ndjekur programet individuale të rekomanduara nga trajneri kondicional Ivan Jovanovski. 

Më 31 maj dhe 1 qershor futbollistët do të kryejnë ekzaminimet mjekësore dhe matjet e zakonshme para startit të fazës përgatitore, ndërsa gurmbullimi i parë është planifikuar për datën 2 qershor“, njofton Shkëndija.

/BotaSot/

Banner

Related posts

Al Nassri pritet ta shkarkojë trajnerin pas bisedimeve sekrete me Ronaldon

admin

Berlusconi befason me zgjedhjen për futbollistin më të mirë në historinë e Milanit

admin

Pas Ibras e Diazit, nga Milani mund të largohet edhe një lojtar ofanziv

admin

Leave a Comment