AKTUALE

Shaqir Palushi ngre alarmin: Persona mashtrues po abuzojnë me emrin e Fondacionit Frutex & Golden Eagle

Banner

Biznesmeni dhe humanisti Shaqir Palushi ka dalë me një paralajmërim publik për qytetarët, lidhur me raste mashtrimi të raportuara së fundmi në disa qytete.
Sipas Palushit, persona të ndryshëm janë paraqitur në emër të Fondacionit Frutex & Golden Eagle, si dhe në emrin e tij personal, duke ofruar ndihma të rreme, të kushtëzuara me pagesën e një shume parash.
Ai ka theksuar se Fondacioni Frutex & Golden Eagle nuk kërkon asnjëherë pagesë për ofrimin e ndihmave, ndërsa çdo veprim i tillë përbën mashtrim të pastër dhe shkelje ligjore.
Shaqir Palushi u bën thirrje qytetarëve që të mos bien pre e këtyre mashtrimeve dhe që çdo rast të dyshimtë ta raportojnë menjëherë pranë organeve kompetente të sigurisë.
Ai gjithashtu ka kërkuar vigjilencë të shtuar nga qytetarët, duke theksuar se aktivitetet humanitare të fondacionit realizohen gjithmonë në mënyrë transparente dhe pa asnjë kërkesë financiare ndaj përfituesve.

Related posts

Filipçe do të kërkojë mbrojtje nga BE-ja për linçimin mediatik

Gjyla Halili

Faton Ahmeti: Shfuqizimi i Balancuesit nuk ishte reformë, por tradhti ndaj interesit kombëtar, ZERO-t rezultat i heshtjes dhe servilizmit të atyre që duhej të mbronin barazinë.

Gjyla Halili

Dita e zgjedhjeve ditë jopune për të gjithë qytetarët

Gjyla Halili