Shkup, 09.06.2026 – Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, mori pjesë në panelin shkencor të organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore.
Në hapje të këtij aktiviteti, të pranishmit i përshëndeti Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, z. Nuhi Aliu, i cili shprehu mirënjohjen e tij për pjesëmarrjen e panelistëve, mysafirëve dhe personaliteteve të fushave të ndryshme, duke theksuar rëndësinë e dialogut shkencor dhe bashkëpunimit institucional për zhvillimin e shoqërisë.
Në këtë panel mori pjesë edhe Zëvendëskryeministri i Parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Bekim Sali, si dhe përfaqësues të institucioneve, akademikë, ekspertë dhe personalitete të jetës publike.
Pjesëmarrja e Reisul Ulemas në këtë panel shkencor dëshmon përkushtimin e Bashkësisë Fetare Islame në mbështetjen e iniciativave që promovojnë dijen, zhvillimin, bashkëpunimin institucional dhe avancimin e vlerave që kontribuojnë në përparimin e përgjithshëm të shoqërisë.


