KOSOVË

Rama sot viziton Sarajevën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në kuadër të turit të tij ballkanik në përgatitje për Procesin e Berlinit sot do të vizitojë sot Bosnje e Hercegovinën.

Rama, i cili dje qëndroi në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, ka njoftuar se sot do të jetë në Sarajevë.

‘Me një përshëndetje për krejt Kosovën, vazhdojmë drejt Sarajevës për ditën e dytë të takimeve në rajon”, ka shkruar Rama në Facebook.

Gjatë qëndrimit në vendin tonë ai u takua me presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

Një takim me kryeministrin Albin Kurti mbeti pa u realizuar, ani pse Rama u shpreh optimist se do të ketë një të tillë, pas nënshkrimit të marrëveshjeve mes dy vendeve, veprim ky përmes të cilit, siç tha ai, ia ka hequr ‘merakun’ homologut të tij./21Media

Banner

Related posts

“Aleanca e lirisë, aleanca e përjetshme”/Presidentja e Kosovës, Osmani shtrëngon fort duart me Biden

admin

Emisarët e dialogut nisin takimin me presidentin serb

admin

Greqia mund ta regjistrojë fundjavën më të nxehtë në 50 vjetët e fundit

admin

Leave a Comment