SHQIPËRI

Rama, sonte në Top Story! Kryeministri do të flasë për çështjen “McGonigal” dhe akuzat e opozitës

Akuzave që ngrihen prej ditësh në lidhje me ish-drejtuesin e lartë të FBI MCGonigal, kryeministri Edi Rama, do t’i japë sonte përgjigje në orën 21.00, në emisionin Top Story.

Rama do të flasë ekskluzivisht përballë Grida Dumes, për sulmet e demokrateve dhe pse ai këmbëngul se hetimet e drejtësisë amerikane, nuk kanë lidhje me ato që opozita i konsideron si prova për të cilat kryeministri duhet të përgjigjet.

A ka lidhje gjyqi në Amerike për një zyrtar të FBI me kryeministrin e vendit, a është korruptuar MCGonigal nga ai siç pretendon PD e Berishës dhe a e cenon kjo çështje dhe këto pretendime pozicionin e tij të kryeministrit?

Ndiqni sonte, në një intervistë ekskluzive përballë Grida Dumës, kryeministrin Edi Rama.


Top Channel

Banner

Related posts

Veliaj: Ata që nuk mbushin dot gropat e oborrit të partisë së tyre, nuk e rregullojnë dot Tiranën me premtime për avionë e trena falas

admin

PD me dy grupime, Elona Mihalit i bie shorti për të shqyrtuar vulën e partisë

admin

Tabaku kërkon shfuqizimin e ligjit për “Investitorët strategjikë”: Përfitojnë oligarkët rusë

admin

Leave a Comment