AKTUALE

Qytetarët e Koçatin sërish marshuan rrugëve të qytetit!

Pa fjalime dhe parrulla, qytetarë të Koçanës edhe këtë mëngjes të së dielës marshuan rrugëve të qytetit, ku kaluan afër shumë institucioneve duke kërkuar përgjegjësi për tragjedinë në diskotekën “Puls” që mori 59 viktima kryesisht të rinj.

Pas marshimit nëpër rrugët e Koçanës qytetarët ndaluan në sheshin e qytetit ku me 20 minutë heshtje nderuan viktimat.

Protesta e sotme paraqet vazhdimësi të protestës së të shtunës pasdite në Parkun e Revolucionit ku u organizua tubim njëorësh paqësor në shenjë nderimi për viktimat dhe për të mbështetur të lënduarit.

Qytetarët sërish kanë mbështetur personat e sigurimit të diskotekës, që kishin tërhequr dhe shpëtuar të rinjtë, sic thanë, në vend që të mjekohen nga plagët, ata janë të dyshuar dhe gjenden në paraburgim.

Banner

Related posts

VLEN: Pacienti dhe Fronti i listës së zezë, shkaktarët e rënies së besimit në gjyqësor dhe prokurori

Gjyla Halili

FTESË PËR BASHKËPUNIM ME REVISTËN PËR KULTURË DHE DIJE – “JUVENILJA”

Gjyla Halili

Kasami prezanton një prurje të re në Lëvizjen BESA

Gjyla Halili