Lajme

Qamili: Për herë të parë do të ketë përfaqësim edhe në avancime, nuk ka më 20 vjet “bashkëpunëtor i ri”

Zv.kryetari i komunës së Tetovës dhe zëdhënës i VLEN-it Albi Qamili, në një paraqitje në TV Koha, tha se me Ligjin e ri për përfaqësim të drejtë dhe adekuat nuk do të ketë më “bashkëpunëtorë të rinj” sikur në kohën e BDI-së, pasi ligji i ri parasheh përfaqësim edhe te avancimet.

Qamili gjithashtu tha se me këtë ligj do të zhduken keqpërdorimet që janë bërë me Balancuesin.

“Te Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat do të jenë të paraparë edhe avancimet. Nuk do të ketë më siç kemi parë deri sot në qeverisjen 20-vjeçare të BDI-së, ne kemi edhe bashkëpunëtor të ri që janë punësuar në vitin 2002. Do të avancohen edhe shqiptarët dhe komunitetet tjera që jetojnë në RMV. Ky ligj i zhduk keqpërdorimet që bëheshin me Balancuesit. Nuk do të ketë më punësime të maqedonasve në vend të shqiptarëve”, tha Qamili.

Banner

Related posts

Komuna e Tetovës publikon gjithë korrespodencën me Gjykatën Kushtetuese

Admin2

VLEN: Autostrada nuk kalon te tokat e tyre, prandaj po bërtasin

Admin2

Mexhiti: U miratua faza e parë e sjelljes së Ligjit për lojërat e fatit, po realizohet një nga premtimet më domethënëse të VLEN-it

Admin2

Leave a Comment