BOTA

Puthi në buzë futbollisten, FIFA pezullon presidentin Rubiales

Presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales është pezulluar nga “të gjitha aktivitetet e lidhura me futbollin në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar” për një periudhë fillestare prej 90 ditësh, kështu vendosi sot Komiteti Disiplinor i FIFA-s

Rubiales, 46 vjeç, puthi në buzë sulmuesen Jenni Hermoso pas fitores 1-0 të Spanjës ndaj Anglisë. Pas këtij “incidenti” ai refuzoi të jepte dorëheqjen e kërkuar nga Federata e Futbollit të Spanjës por dhe nga zyrtarë të qeverisë spanjolle.

“Nuk do të jap dorëheqjen, nuk do të jap dorëheqjen”, tha ai në asamblenë e përgjithshme të jashtëzakonshme të thirrur nga federata. “Po bëhet një atentat social”.

Rubiales megjithatë kërkoi falje për puthjen përpara se FIFA, organi drejtues i futbollit botëror, të hapte procedimin disiplinor kundër tij të enjten.


Top Channel

Banner

Related posts

Temperaturat e larta prekin rëndë vendet, OBSH: Sistemet shëndetësore në tension ekstrem

admin

Bëhet ekzaminimi i kufomave aliene 1800-vjeçare që shkaktuan zhurmë në botë, eksperti mjeko-ligjor: Nuk janë të montuar

admin

I burgosur, sipërmarrës, mercenar! Ulje-ngritjet e Prigozhinit në Rusi

admin

Leave a Comment