AKTUALE

Presidentja Osmani: Aganin e vrau makineria gjenocidale serbe që frikësohej nga mençuria e tij

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar akademik Fehmi Aganin në përvjetorin e 26-të të vrasjes së tij.

Agani është vlerësuar si një prej mendjeve më të ndritura të rezistencës paqësore.

Osmani ka thënë se Aganin e ka vrarë makineria gjenocidale serbe që frikësohej nga mençuria e tij.

“Ai besoi te fuqia e vlerave njerëzore edhe në kohën kur bota heshti përballë krimeve të Serbisë në Kosovë. E vrau pikërisht ajo makineri gjenocidale serbe e cila frikësohej nga mençuria e tij që ngjallte shpresë. Kujtimi dhe vizioni i tij mbetet udhërrëfyes për brezat që besojnë se liria dhe dinjiteti mbrohen me çdo kusht”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Banner

Related posts

Kastrati: Pas humbjes në Shqipëri e Maqedoni, Albin Kurtit i mbetet t’i provojë zgjedhjet në Serbi

Gjyla Halili

LSDM: Hetimi për tragjedinë në Koçan është selektiv dhe i drejtuar ekskluzivisht ndaj ish-funksionarëve

Gjyla Halili

Censusi në Zgjedhjet Presidenciale arrihet vetëm nëse votojnë më shumë se 40 për qind e votuesve

Gjyla Halili