AKTUALE

Presidenti shqiptar, Ahmeti: Bujar Osmani është personalitet i kalibrit botëror

Lideri i Bashkimit demokratik për Integrim Ali Ahmeti, në një preskonferencë për mediat për zgjedhjen e Bujar Osmanit si kandidat për President u shpreh se, Osmani është një nga personalitetet më të shquara të Maqedonisë së Veriut dhe një kalibër Europian, prandaj ai pret që të mbështetet nga të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, edhe për afrimin e komuniteteve në vendin tonë.

“Ideja nuk është e para dy viteve, që nga kongresi i vitit 2022 por ne i pëcjellim të gjitha zhvillimet se si në Maqedoninë e Veriut kemi më shumë afërsi për të krijuar një ambient për shtetin që presidenti i republikës të zgjidhjt në Kuvend duke u avancuar edhe me zëvendëspresident.
Me këtë hap ne do të arrijmë të kursejmë edhe thesarin e shtetit sepse për një cikël zyrtar presidencial duhet miliona euro kështu që efekti mendojmë se do të ishte me mesazh të fortë që do të ndikonte në përafrimin e komuniteteve. Në nder të Maqedonisë së Veriut të gjithë ne duhet të mbështesin një personalitet të Klaibrit Evropian, siç është Bujar Osmani i cili me dinjitet ka përfaqësuar shtetin, ka menaxhuar përballje shumë të forta në këtë rast edhe me Rusinë, dhe pres përkrahje sepse është një kalibër dhe personalitet i mirfilltë për të përfaqësuar shtetin si president”, tha Ahmeti në preskonferencën për Media.

Banner

Related posts

Bexheti thotë se Fronti Europian do të zgjerohet, kërkon që VLEN dhe VMRO të pranojnë idenë për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Gjyla Halili

“Akt i shëmtuar”, Berisha denoncon ngjarjen me tritol në Vaun e Dejës, fajeson Ramën dhe Çuçin

admin

Vazhdojnë aderimet nga BDI Saraj në Lëvizjen Demokratike

Gjyla Halili