BOTA

Polonia rrit trupat kufitare pas hyrjes së Bjellorusisë në hapësirën ajrore

Polonia ka akuzuar Bjellorusinë për shkelje të hapësirës së ajrore me dy helikopterë më herët gjatë ditës së sotme.

Në përgjigje, ministria polake e mbrojtjes thotë se do të rrisë numrin e trupave në kufirin e saj lindor.

Më shumë se 1,000 trupa polake u dërguan në kufirin bjellorusi prej 250 miljesh javën e kaluar, pasi udhëheqësi mercenar i Wagner, Yevgeny Prigozhin filloi trajnimin e trupave bjelloruse.

Polonia tha se kishte informuar NATO-n për incidentin.

Lëvizja vjen vetëm disa orë pasi SHBA tha se nuk kishte parë ndonjë shenjë të një kërcënimi specifik nga grupi Wagner – i cili tani është pothuajse tërësisht i bazuar në Bjellorusi – ndaj Polonisë ose ndonjë vendi tjetër të NATO-s.


Top Channel

Banner

Related posts

Takimi i Blinkenit me ministrin e Jashtëm kinez/ Vizita e rrallë e sekretarit amerikan për të ulur tensionet SHBA-Kinë

admin

Kievi: Rusia kërcënon anijet civile në Detin e Zi

admin

Pse nuk e ndërtuan nazistët bombën atomike para Oppenheimer?

admin

Leave a Comment