KOSOVË

Policia e Kosovës parandaloi sulm terrorist

Policia e Kosovës ka identifikuar një veturë me targa të Beogradit, rreth 100 metra larg Komunës së Zveçanit, në të cilën janë zbuluar sasi të mëdha të armatimeve, mjeteve eksplozive dhe municioneve të ndryshme, përfshi Zolla, Osa, eksplozivë, armë automatike, sasi e konsiderueshme e municionit, shok-bomba, uniforma dhe çanta ushtarake.

Sipas njoftimin nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, të gjitha këto mjete kishin për qëllim dhe shërbejnë për realizim të sulmeve terroriste ndaj qytetarëve dhe Institucioneve të Republikës së Kosovës.

“Kjo është edhe një dëshmi e radhës që Serbia përmes grupeve dhe organizimeve të tilla synon të destabilizojë vendin tonë. Policia e Kosovës bashkë me të gjitha organet tjera të sigurisë vazhdojnë angazhimet e tyre në parandalimit e cdo akti të mundshëm që synon cënimin e sigurisë së vendit tonë. Ky rast konfirmon informacionet e pranuara nga Institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës se gjatë javëve të fundit nga territori i Serbisë janë futur në Kosovë vetura dhe automjete të tjera me armatime ushtarake”, ka shkruar Sveçla në Facebook. /21Media

Banner

Related posts

Ali Ahmeti viziton familjarët e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi

admin

Lladrovci nga Budapesti me futbollistët e kombëtares: Presim lojë të fortë dhe motivuese

Gjyla Halili

TAKIME MADHËSHTORE ME DIASPORËN TË KRYETARIT NIK GJELOSHAJ NË MICHIGAN

admin

Leave a Comment