SPORT

Pëlqehet nga Sylvinho, nisin procedurat për ta pajisur Dakun me pasaportë shqiptare

Sulmuesi Mirlind Daku vazhdon të shënojë gola në Slloveni.

Sulmuesi shqiptar, i cili aktivizohet te Mura, realizoi dy gola që i dhanë fitoren 2-1 skuadrës së tij ndaj Mariborit.

Për 25-vjeçarin, i cili u ngjit në kuotën 13 realizime në 23 ndeshje sheh veten të luftojë për “Këpucën e Artë” në Slloveni, teksa rival është vetëm Vipotnik i Mariborit me 14 gola.

Mirlind Daku, i cili kaloi te Mura, pas eksperiencës në Kroaci tek Osijek, është kandidat gjithashtu për të veshur bluzën e Kombëtares së Shqipërisë.

Madje, po punohet intensivisht që futbollisti kosovar (ka luajtur edhe me, Hajvalinë, Llapin, Ballkanin e Kukësin) të pajiset me pasaportën shqiptare dhe të jetë pse jo nën urdhrat e trajneri Silvinjo për eliminatoret e “Euro 2024”./PanoramaSport.al/

Banner

Related posts

Zyrtare: Klubi kosovar dhe trajner i ndajnë rrugët pas humbjes së sotme

admin

Xhaka nuk heziton kur flet për titullin e kampionit

admin

Për ata që nuk e njohin Bylbyl Sokolin si lojtar

admin

Leave a Comment