AKTUALE

Osmani uron Policinë e Kosovës: Ata janë gardianë të sigurisë sonë, të mbrojtjes së sovranitetit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Policinë e Kosovës në 24-vjetorin e themelimit të saj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Policinë e Kosovës në 24-vjetorin e themelimit.

“6 shtatori shënon një moment historik, të rëndësishëm në historinë e Kosovës – ditën e themelimit të Policisë së Kosovës”, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se Policia e Kosovës është shndërruar në një simbol të përkushtimit, të guximit dhe të profesionalizmit të palëkundur.

“Ata janë gardianë të sigurisë sonë, të mbrojtjes së sovranitetit të Republikës”, tha Osmani.

Sipas Osmanit, Policia e Kosovës është e gatshme për t’iu përgjigjur çdo situate.

“Gra e burra të Policisë së Kosovës janë kurdoherë të gatshëm për t’iu përgjigjur çdo situate, për ta ofruar ndihmën e tyre dhe për ta mbrojtur rendin dhe ligjin, ndaj një falënderim i përzemërt për secilin prej tyre! Zotimi, përkushtimi dhe profesionalizmi juaj, janë shpresë dhe garanci për qytetarët e Kosovës për një mjedis të qetë dhe të sigurt! Urime dita e themelimit të Policisë së Kosovës!”, tha Osmani.

Policia e Kosovës (PK) ka filluar punën më 6 shtator të vitit 1999, ndërsa tani po shënon 24-vjetorin e themelimit të saj.

Misioni i Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE), ishte përkujdesur që në Kosovë, në pajtim me rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244, ta hapë Shkollën e Policisë, ku edhe ka filluar trajnimin e kadetëve të parë.

Gjenerata e parë e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës kishte, gjithsejtë, 176 pjesëtarë, të cilët pas trajnimit i shërbyen vendit si policët e parë në territorin e Kosovës.

Ata zhvillonin patrullime të përbashkëta me policinë e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), të cilëve edhe u përgjigjeshin, dhe me ushtarët e NATO-s në Kosovë.

Banner

Related posts

Osmani nga Gjeorgjia nis vizitën e tij në Kaukazin e Jugut si kryesues i OSBE

admin

Bilall Kasami paditet për vjedhje të librave. Bajram Rexhepi: Çmenduri kjo që bën Kasami

Gjyla Halili

Mickoski: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare

Gjyla Halili

Leave a Comment