AKTUALE

Ngritja e temperaturave, IKSHPK jep dhjetë rekomandime për qytetarët

7. Në rast se del jashtë shtëpisë/banesës ku jeton, i moshuari duhet detyrimisht të bartë me vete të dhënat elementare, emrin dhe mbiemrin, vitin e lindjes, adresën e banimit, numrin e telefonit të personit kontaktues, i cili mund të kontaktohet lidhur me këtë person të moshuar;

8. Më e rëndësishmja është mirëmbajtja e higjienës personale dhe asaj të ambientit të të moshuarit, si dhe mbikëqyrja e përdorimit të barnave në mënyrë të rregullt;

9. Është i domosdoshëm aktiviteti fizik dhe psikik i të moshuarit, sidomos ecja e vazhdueshme në orët e para të mëngjesit ose në mbrëmje, qëndrimi sa më i gjatë në natyrë (park, shëtitore etj)

10. Nëse i moshuari ka vështirësi për të lëvizur për shkak të pamjaftueshmërive funksionale, atëherë duhet bërë ajrosjen shumë orëshe të hapësirave ku qëndron i moshuari. 

Ndryshe, valë e nxehtësisë do ta përfshijë vendin gjatë kësaj jave, ku temperaturat pritet të arrijnë deri në 37 gradë Celsius.

Do të mbretërojnë kushte të motit kryesisht me kthjellime dhe intervale më të gjata me diell. Herë pas here mund të ketë edhe vransira të pakta kalimtare.

Në disa pjesë të vendit mund të ketë edhe netë tropike, kur temperatura minimale nuk zbret nën 20 Celsius . /Telegrafi/

Banner

Related posts

Ja kush zgjedhet kryetar i ri i Lëvizjes Demokratike, dega Strugë

Gjyla Halili

A po ringjallet BDI-ja pas dy muajve “depresion” si pasojë e mbetjes në opozitë? Skena politike po mer dinamikë të re!

Gjyla Halili

Komuna e Kërçovës përkrah studentët me suksese të mira, Dehari: Këta jemi ne

Gjyla Halili

Leave a Comment