AKTUALE

Nga sheshi i Prishtinës, një mesazh i fuqishëm për drejtësi

Sot në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë u mbajt protesta e madhe qytetare me moton “Drejtësi, jo politikë”, e organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, me qëllim që të shprehet mbështetje për drejtësi të paanshme dhe për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me proces gjyqësor në Hagë. Tubimi paqësor, i cili u zhvillua në kuadër të përvjetorit të 18-të të pavarësisë së Kosovës, tërhoqi mijëra qytetarë dhe figura të ndryshme nga trevat shqiptare.

Në mesin e shum figurave të pranishëm ishin dhe ish të burgosur politik, e veprimtarë të shumtë si, Xhevat Ademi, Bardhyl Mahmuti, Bajrush Xhemajli, Xhemail Jusufi dhe Asllan Reshiti , të cilët bashkë me qytetarë të tjerë marshuan për drejtësi, paqë dhe solidaritet kombëtar.

Protesta u mbajt në një atmosferë paqësore dhe organizatorët nënvizuan se qëllimi i saj ishte të sigurojë që drejtësia të trajtohet jashtë ndikimeve politike, duke respektuar vlerat dhe sakrificat historike.

Banner

Related posts

Lëvizja Demokratike hapi zyrat në Gostivar, Mexhiti: Partia jonë po fuqizohet çdo ditë

Gjyla Halili

Mickoski për Ditën e Policisë: Misioni i policit është i shenjtë, nuk është vetëm uniformë

Gjyla Halili

Një rekord i ri botëror është vendosur me procesorin e ri Core i9-14900 nga Intel, pamje që e dëshmojnë këtë

Gjyla Halili