AKTUALE

Nga fronti i luftës në arenën politike, Ali Ahmeti mbështet kandidaturën e Blerim Bajramaj-Lecit

Banner

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar bashkëluftëtarin e tij Blerim Bajramaj-Leci për kandidimin në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, duke vlerësuar kontributin e tij shumëvjeçar në çështjen kombëtare.

Në mesazhin e tij, Ahmeti theksoi se Bajramaj-Leci ishte ndër luftëtarët që u angazhua që në ditët e para të luftës në Kosovë, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në radhët e Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla”. Sipas tij, edhe pas plagosjes së rëndë, ai vazhdoi misionin e tij me përkushtim dhe vendosmëri.
Ahmeti kujtoi gjithashtu angazhimin e Bajramaj-Lecit pas çlirimit të Kosovës, në mbështetje të të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, si dhe kontributin e tij në ngjarjet e vitit 2001 në Maqedoni, përkrah luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

“Pas shumë sakrificash dhe dekadash angazhimi, Blerimi po hyn në një betejë tjetër, atë politike. Jam i bindur se përvoja, përkushtimi dhe rruga e tij do të jenë vlerë për përfaqësimin dhe forcimin e faktorit shqiptar në rrugën tonë euroatlantike”, ka theksuar Ahmeti.

Në fund të mesazhit, lideri i BDI-së i ka uruar suksese Blerim Bajramaj-Lecit në këtë sfidë të re politike, duke shprehur besimin se ai do të vazhdojë të kontribuojë në shërbim të qytetarëve dhe interesave kombëtare.

Ja postimi plotë:

Në zgjedhjet parlamentare në Kosovë ka hyrë në garë edhe bashkëluftëtari ynë, Blerim Bajramaj-Leci, një veprimtar dhe luftëtar i palodhur i çështjes kombëtare.

Blerimi ishte ndër ata djem që, qysh në ditët e para të luftës në Kosovë, dha shumë për lirinë e popullit tonë. I plagosur rëndë, ai nuk u tërhoq nga fronti, por vazhdoi me përkushtim e moral të lartë në radhët e Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla”.

Rrugëtimi i tij nuk përfundoi me çlirimin e Kosovës. Ai ishte pjesë e përpjekjeve për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, përkrah shumë luftëtarëve të devotshëm të idealit kombëtar.

Më pas, iu bashkua luftëtarëve të lirisë në Maqedoni, duke kontribuar në mbrojtjen e popullatës sonë dhe në organizimin e qëndresës çlirimtare përkrah bashkëluftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Sot, pas shumë sakrificash dhe dekadash angazhimi, Blerimi po hyn në një betejë tjetër, atë politike. Jam i bindur se përvoja, përkushtimi dhe rruga e tij do të jenë vlerë për përfaqësimin dhe forcimin e faktorit shqiptar në rrugën tonë euroatlantike.

I uroj suksese në këtë sfidë të re!

Related posts

ÇKA MËSUAM NGA SEZONI I HAXHIT

admin

Shtrenjtohen të gjitha karburantet në Maqedoni

admin

Çfarë ndodhi mbrëmë, e çfarë po ndodh sot? Policia vazhdon bastisjet…

Gjyla Halili