AKTUALE

Nebiu: Fronti anti-Rusi duhet të vihet sa më parë në veprim

Në zgjedhjet e ardhshme, kurdo që mbahen ato, duhet të vihet në veprim fronti-anti Rusi, vlerëson analisti politik Besim Nebiu në një prononcim për Indeks.mk, duke folur për mundësinë e ndarjes së skenës politike në Maqedoninë e Veriut në dy blloqe, në atë pro-Eu dhe tjetrin pro-Rusi.

“Në zgjedhjet e ardhshme duhet të funksionojë front anti Rusi. Në të nuk duhet të kenë vend politikanë të involvuar në dyshime për keqpërdorim me tendera dhe ndikime politike për para. Sepse kjo është sistem veprimi i Rusisë së Putinit, ku i korruptuari është i dëgjueshëm dhe i kontrollueshëm. Politikanë me bishta korruptiv nuk kanë se si punojnë për popullin shqiptar”, deklaroi Nebiu.

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti, më 17 janar shpalosi idenë e formimit të një fronti apo aleance evropiane në Maqedoninë e Veriut, e cila do të përfshinte të gjitha partitë politike që janë të gatshme të çojnë përpara procesin e integrimit evropian, pa marrë parasysh koston politike. Këtë ide ai e elaboroi pikërisht në 555 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, figurës kryesore historike të shqiptarëve etnikë, e cila simbolizon orientimin strategjik të tyre drejt Evropës.

Banner

Related posts

Qytetari vendosi a është për “Europë, apo për Rusi” – Ahmeti shton se presidencialet i ndikojnë edhe parlamentaret

Gjyla Halili

Lladrovci: Mirëpres shpalljen “investitor strategjik” për kompaninë që do të investojë në Drenas mbi 170 milion euro

admin

Emir Sulejmani formohet shtabi i fitores dhe ndryshimit!

Gjyla Halili

Leave a Comment