AKTUALE

”Mjaft ishim ne, radhën e ka sistemi”, sot protesta në Shkup dhe Tetovë

Nisma qytetare “Kush e ka radhën” njoftoi se sot në Shkup në orën 18:59 do të fillojë “Marshi për përgjegjësi dhe siguri” me moton “Mjaft ishim ne, radhën e ka sistemi”.

Gjithashtu sot protesta kundër sistemit gjyqësor do të ketë edhe në Tetovë, në orën 12:30 në sheshin “Iliria”.

Kjo është kumtuar nga nisma “Zero”. Nga kjo iniciativë shkruajnë se “kemi obligim qytetar ndaj viktimave të spitalit modular, Besa Trans, Laskarcë dhe Koçan”. “Ne kërkojmë të fillojmë nga ZERO, sepse padrejtësia nuk tolerohet”.

Protestat si në Shkup ashtu dhe në Tetovë janë paralajmëruar në rrjetet sociale.

Banner

Related posts

BDI akuzon qeverinë për kapje të shtetit: Mickoski, ku janë hetimet për Mexhitin dhe Taravarin?

Gjyla Halili

BDI: Raporti i FMN 2025, Qeveria ka dështuar – Inflacioni dhe varfëria po bëjnë jetën të padurueshme në prag të Ramazani

Gjyla Halili

Vlen me aktivitet sportiv shënoi Ditën Ndërkombëtare të Sportit

Gjyla Halili