AKTUALE

Mexhiti në Vjenë, do të ketë fjalim në Këshillin e 22-të ministror të Komunitetit energjetik

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot në Vjenë të Austrisë do të ketë paraqitje në Këshillin e 22-të ministror të Komunitetit energjetik.

Në këtë takim vjetor, ku Mexhiti merr pjesë së bashku me ministren e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, do të diskutohet për temat që kanë të bëjnë me vendosjen e ardhshme të obligimeve shtesë legjislative në fushën e menaxhimit të ujërave, habitateve dhe shpendëve të egër (amendamentet e vitit 2009 në direktivën e BE-së), si dhe një diskutim për përmirësimin e Udhërrëfyesit për dekarbonizimin”, thonë nga MMJPH.

Komuniteti i energjisë është një organizatë ndërkombëtare që lehtëson bashkëpunimin energjetik ndërmjet BE-së dhe nëntë palëve kontraktuese: Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës, Gjeorgjisë, Moldavisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Ukrainës, ndërsa ka tre vëzhgues të përhershëm: Armeninë, Norvegjinë dhe Turqinë.

“Qëllimi kryesor është afrimi i palëve kontraktuese të BE-së duke lehtësuar reformat dhe zgjerimin gradual të ligjit të BE-së për energjinë, mjedisin dhe klimën”, theksohet në kumtesën e MMJPH-së.

Banner

Related posts

Ali Ahmeti dhe Fatmir Dehari zbresin sonte në sheshin e Uskanës – tubim qendror në Kërçovë

Gjyla Halili

Trump u ndje i ofenduar që Zelensky nuk veshi kostum në takimin me të?!

Gjyla Halili

DASH mund të kërkojë nga aplikantët për vizë garanci deri në 15 mijë dollarë për të hyrë në SHBA

Gjyla Halili